Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Arteta: Jorginho ishte i jashtëzakonshëm sot

Arteta: Jorginho ishte i jashtëzakonshëm sot

Arsenali e mposhti sot Aston Villan si mysafirë me rezultat 4:2, në një ndeshje e cila lirshëm mund të cilësohet nga më të bukurat e këtij sezoni në Premier Ligë.

Dy skuadrat ishin duke barazuar deri në minutën e 90+3′ kur një autogol i Emiliano Martinez i dhuroi epërsinë prej 3:2 Arsenalit, raporton TV Arbëria.

Në fakt, ishte Jorginho ai i cili bëri një super goditje dhe goditi shtyllën, ku topi i kthyer e godet më pas Martinezin në kokë dhe hynë në gol.

Në përgjithësi, Jorginho tregoi paraqitje solide sot, dhe i kënaqur ishte edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

“Sigurisht që nuk e prisja këtë paraqitje nga ai. Mendoj se ai ishte i jashtëzakonshëm sot”, tha Arteta pas ndeshjes.

Powered by WordPress