Blog Post

Arbëria TV > Sport > Arteta e konfirmon mungesën disa javëshe të Tomiyasu

Arteta e konfirmon mungesën disa javëshe të Tomiyasu

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar se mbrojtësi japonez, Takehiro Tomiyasu, do të jetë jashtë fushave për disa javë.

“Unë mendoj se do të duhen javë për t’u shëruar Tomiyasu. Ai do të duhet të jetë i durueshëm dhe ta përballojë këtë”, u shpreh Arteta të hënën, shkruan “Reuters”, përcjellë “Gazeta Express”.

Japonezi javë më parë ka pësuar një lëndim të rëndë në gju, derisa ai i mungoi Arsenalit në ndeshjet miqësore para fillimit të edicionit të ri.

Arteta është deklaruar edhe për mbrojtësin holandez, Jurrien Timber.

“Timber është mirë. Ai ka bërë disa punë individuale, kjo është e qartë tani dhe ne presim që ai të jetë gati të stërvitet me grupin në javën e ardhshme”, theksoi 42-vjeçari.

Holandezi, Timber i mungoi Arsenalit për një vit, pasi në gusht të vitit 2023 u lëndua rëndë, vetëm në ndeshjen e tij të dytë me klubin londinez.