Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Artan Behrami ka rikthyer pyetjen e famshme të ish-kryeministrit Hashim Thaçi që ai e kishte përdorur në zgjedhje.
“A e keni sosë me dalë në zgjedhje, dihet a”, ishte pyetje e Thaçit atë kohë, e të cilën tani e ka përdorur edhe kandidati Behrami i cili bart numrin 75.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit, me kryeministër Bedri Hamzën.