Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Arsyet se pse duhet ta konsumoni ftoin

Arsyet se pse duhet ta konsumoni ftoin

Konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulçera e stomakut.

Ftonjtë janë të pasur me vitaminë C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Një dietë me ftua ndihmon njerëzit me mbipeshë të dobësohen si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.

Ftoi i mbushur me vitamina
Përveç të mirave të këtij fruti, të dobishme janë edhe farat e ftoit, të cilat përmbajnë vitaminë B 17, e cila ka efekt antikancerogjen.

Ftoi paraqitet si një bombë e vërtetë vitaminash. Ai përmban vitaminë C, provitaminë A, vitamina B1 dhe B2.

Nga mineralet, më së shumti përmban bakër, kalium, kalcium, magnez, natrium, hekur, sulfur dhe klor.

Farat e ftoit janë të pasura edhe me yndyra. Aq sa ftoi është një frut shërues, po aq janë edhe farat dhe gjethet e tij.

Ftoi dhe cilësitë e tij kuruese

Ftoi përdoret i freskët apo në formë të kompostos, si reçel, si marmelatë si dhe për t’i dhënë shije (aromë dhe qëndrueshmëri) marmelatës së mollës, dardhës dhe të frutave të tjera.

Për qëllime mjekësore përdoren bërthamat e thata, gjethet dhe fruti. Bërthamat janë në shije të bajameve të hidhura pa erë. Bërthamat e ftoit thahen në hije dhe me kujdes që të mos myken.

Duke qenë se ftonjtë kalben lehtë, duhet të mblidhen pak si të gjelbër, pak para disa ditëve të pjekjes së plotë. Duhet të ruhen në vende të thata me ajër.

Powered by WordPress