Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Arsyet e gabuara të Peter Stanos për kërkesën e drejtë ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit si dhe refuzimi i drejtë i Albin Kurtit mbi arsyeje të gabuara për ta themeluar atë

Arsyet e gabuara të Peter Stanos për kërkesën e drejtë ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit si dhe refuzimi i drejtë i Albin Kurtit mbi arsyeje të gabuara për ta themeluar atë

Shkruan: Afrim Kasolli

Kryeministri Kurti ka ditë që është duke e mbrojtur një qëndrim të ri se pse po e refuzon ta themelojë Asocacacionin e Komunave me shumicë serbe. Nëse deri para pak kohe, ai e kërkonte vetëm nënshkrimin e presidentit serb Aleksandër Vuciq, si parakusht për plotësimin e këtij obligimi, sepse sipas tij nuk ka zbatim pa nënshkrim. Kurse, aktualisht drejtuesi e Qeverisë së Kosovës, po e mbron tezën se kjo detyre nuk është kompetencë e tij, por e komunave që dëshirojnë të lidhen ndërmjet vete. Kam shkruar edhe në kaluarën se ky ndryshim i qëndrimeve të Albin Kurtit nuk është i rastësishëm, por si pasojë e publikimit të raportit të Grupit për Politikat dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike në SHBA, i cili ndër të tjera shkruan se “kërkesat ndaj autoriteteve shtetërore të Kosovës për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe se do të shkeleshin kompetencat që kjo kushtetutë ua jep autoriteteve komunale”. Ky raport i këtij think tank-u amerikan, ndër të tjera pohon se “Kushtetuta e parasheh procesin në bazë në bazë të të cilit komunat marrin vendimin për të themeluar asociacione, apo për t’iu bashkuar atyre, siç edhe ka ndodhur tashmë me krijimin e asociacionit të rregullt të komunave, të cilin e kanë themeluar vetë komunat”( ashtu edhe si e parasheh edhe marrëveshja e vitit 2013). Ndërkohë, që kjo të bëhet e mundur duhet që “të kenë zyrtarë të zgjedhur dhe kjo do të thotë që komuniteti serb vendas duhet të marrë pjesë me kandidatë në zgjedhje”.

Në këtë kontekst, sot kryeministri Kurti, po zotohet se krejt çka mund të bëjë është kontributi për “asociacion të argumenteve në diskurs, ose asociacion të projekteve në program, por nuk mund të bëj asociacion të komunave në republikë, sepse i takon komunave ta bëjnë asociacionin”.

Ndaj kësaj “kthese radikale” të kryeministrit, ka reaguar Bashkimi Evropian. Se Kosova tashmë sipas Brukselit duhet ta bëjë hapin e parë ne drejtim të zbatimi të këtij detyrimi gjendet e brendashkruar edhe në Raportin e Progresit për këtë vit të hartuar nga Komisioni Evropian. Ndërkohë, zëdhënësi i kësaj organizate Peter Stano, ka pohuar se Qeveria e Kosovës, nuk mund ta delegojë këtë kompetencë te komunat me shumicë serbe, por ky entitet duhet te themelohet nga autoritetet qendrore në procesin e dialogut ne Bruksel. Madje sipas tij ky detyrim derivon nga Marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015.

Sidoqoftë, ky burokrati i Brukselit insiston me të drejtë që tashmë kjo detyre nuk mund te delegohet, por për arsye krejtësisht të gabuara dhe duke përdorur referenca te paqëndrueshme. Sepse Marrëveshja e vitit 2013 e thotë qarte në piken 3 se “Strukturat e Asociacionit/Bashkësisë do të ndërtohet në bazën që e parasheh statuti aktual i Asociacionit të Komunave të Kosovës”. Pra sipas se njëjtës procedure qe është krijuar Asociacioni aktual i komunave. Dhe këtu kryeministri Kurti ka te drejte.

Mirëpo, ky i fundit është gabim, sepse me Marrëveshjen baze te Brukselit dhe Aneksin e zbatimit te Ohrit 2023, e ka përmbysur atë hierarki që tash kërkon ta mbrojë, sepse në këto dy dokumente thuhet shprehimisht qartë se “Për të zbatuar nenin 7, Kosova fillon menjëherë negociatat në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për krijimin e aranzhimeve dhe garancive specifike për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të Dialogut të përcaktuara nga ndërmjetësi i BE-së”.

Pra janë dy marrëveshjet e fundit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas planit franko-gjerman, që i zhveshin komunat nga kjo kompetence, që Marrëveshja e vitit 2013 ua kishte njohur, duke e mbartur atë ne procesin e dialogut dhe duke e shndërruar ndërmjetësin si arbitrin përfundimtar te këtij procesi. Prandaj, sot janë plotësisht legjitime kërkesat e tij. Sepse ato janë derivat i obligimeve që ka marrë Kosova, për ta zhveshur vetën nga përgjegjësia shtetërore dhe për ta dorëzuar këtë atribut sovran në një entitet mbisovran. Në këtë paradoks e ka bazën edhe draft-statuti i hartuar i Asociacionit i hartuar nga Bashkimi Evropian. Ai është rrjedhojë logjike e këtij procesi. /tvarbëria/

Themes by WordPress