Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arsim Jashari: Kur kalojnë limitet, përgjigjja duhet të jetë padia!

Arsim Jashari: Kur kalojnë limitet, përgjigjja duhet të jetë padia!

Arsim Jashari ka reaguar me një thirrje drejtuar gjeneralit dhe ish-komandantit Ramush Haradinaj, duke kërkuar që ndaj deklaratave që ai i cilëson si shpifje dhe thirrje për eliminim të ndërmerren hapa ligjorë.

Jashari, duke u prezantuar si “një djalë i luftës” që e ka njohur nga afër Haradinajn, ka thënë se këto raste nuk duhet të kalojnë në heshtje dhe pa përgjegjësi ligjore.

“Askush nuk është mbi ligjin dhe këto limite nuk mund të kalohen pa pasoja”, ka shkruar Jashari.

Ai ka theksuar se padia duhet të jetë përgjigjja ndaj shpifjeve, kërcënimeve dhe gjuhës që, sipas tij, kalon çdo kufi.

“Padia duhet të jetë përgjigjja. Ligji duhet të flasë!”, ka përfunduar Jashari.