Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet përballja tejet interesante mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ës së Ligës së Evropës.
Në ndeshjen e parë që u zhvillua në Portugali, Arsenali barazoi 2:2 si mysafirë në stadiumin “José Alvalade” kundër Sportingu.
“Topçinjtë” tani do të kërkojnë të mbyllin gjithçka sa i përket se kush kualifikohet tutje, dhe synojnë sot fitoren si vendas në “Etihad”.
Interesante është fakti që Arsenali ende nuk ka pranuar gol në ndeshjet e zhvilluara si vendas këtë sezon në Ligën e Evropës.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Arsenalin nuk do të paraqiten Elneny dhe Nketiah, kurse te Sportingu mungojnë Bellerin, Braganca, Coates dhe Morita.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Arsenal (4-4-2): Ramsdale; Tomiyasu, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Nelson, Jorginho, Xhaka, Fabio Vieira; Martinelli, Jesus
Sporting Lisbona (3-4-3): Adan; Goncalo Inacio, Diamande, St. Juste; Reis, Ugarte, Pedro Goncalves, Ricardo Esgaio; Trincao, Paulinho, Edwards. /TV Arbëria