Eberechi Eze pritet të largohet nga Crystal Palace gjatë afatit kalimtar të verës pas një sezoni fantastik.
Grumbullimi nga Kombëtarja e Anglisë për Euro 2024, ka bërë që Eze të futet në listën e dëshirave të top klubeve angleze.
Chelsea, Man Utd, Man City dhe Arsenal janë skuadrat që janë vënë pas tij, por Topçinjtë po shihen si skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij.
25-vjeçari ka pranuar se dëshiron të largohet nga Crystal Palace pas Euro 2024 për ta bërë një hap para në karrierë.
Arsenali ka filluar tanimë kontaktet me rivalët lokal dhe i është bërë e qartë se duhet të paguajnë 70 milionë euro për ta transferuar mesfushorin anglez.
Në rast se realizohet ky transferim, atëherë Eze do të bëhej transferimi i katërt më i shtrenjtë në histori të Arsenalit, pasi para tij janë Kai Havertz, Nicolas Pepe dhe Declan Rice