Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Arrestoni hajnat, jo qytetarët”, protestuesit ndalen para stacionit të policisë

“Arrestoni hajnat, jo qytetarët”, protestuesit ndalen para stacionit të policisë

Në Prishtinë po vazhdon protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.

Protesta e cila nisi para ndërtesës së KEDS-it është tensionuar në momentin që u hodh tym i kuq. Policia ka ndërhyrë duke arrestuar një të moshuar, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Protestuesit kanë zhvendosur më pas protestën  te objekti i ZRRE-së, ndërsa më pas kanë vazhduar tek stacioni i policisë në qendër të kryeqytetit.

Ata kanë brohoritur “Arrestoni hajnat, jo qytetarët”.