Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet presidenti i Fenerbahces – doli pozitiv në testin e drogës

Arrestohet presidenti i Fenerbahces – doli pozitiv në testin e drogës

Steven Sadettin Saran, biznesmen dhe president i Klubit Sportiv Fenerbahçe, u shoqërua në paraburgim mbrëmjen e sotme në kuadër të një hetimi për lëndë narkotike.

Saran përballet me akuza për përdorim dhe lehtësim të përdorimit të drogave, njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit në një deklaratë me shkrim.

Sipas autoriteteve, rezultatet e testeve të Saran dolën pozitive më herët gjatë ditës, pas kryerjes së një testi droge gjatë fundjavës.

Raportimet bëjnë të ditur se në një mostër floku të marrë nga Saran është zbuluar kokainë, ndërsa në analizat e gjakut, urinës dhe thonjve nuk është konstatuar asnjë substancë.