Një person është arrestuar në fshatin Bardhosh të Prishtinës, pasi që ka sulmuar punëtorët e kompanisë së pastrimit.
Policia ka njoftuar se i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova, për shkak se kishte sulmuar dhe kanosur punëtorët e kompanisë së pastrimit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
/TV Arbëria