Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet personi që kërcënoi zyrtarët policorë

Arrestohet personi që kërcënoi zyrtarët policorë

Një person është arrestuar pasi është ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhërat policore.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:35 në rrugën “Remzi Ademaj”, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari i ka kanosur zyrtarët policorë duke iu thënë “do ta paguani me jetë”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi që është ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhërat policore e më pas i ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke iu thënë: ‘do ta paguani me jetë’ “, thuhet në raport.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

/TV Arbëria