Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet personi që e prezantoi patentë shoferin e një personi tjetër

Arrestohet personi që e prezantoi patentë shoferin e një personi tjetër

Një person është arrestuar në fshatin Babimoc të Obiliqit pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “pengim i personit zyrtar në detyrë dhe deklarim i rremë”.

Policia ka njoftuar se i dyshuari pasi që ishte ndaluar me veturën të cilën ishte duke e drejtuar dhe gjatë legjitimimit ka prezantuar patentë shoferin e një personi tjetër dhe po ashtu ka penguar zyrtarët në kryerje të detyrës ku si pasojë njërit nga zyrtarëve i ka shkaktuar lëndime.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

/TV Arbëria