Arrestohet një person nën dyshimin se ka kryer veprën “nxitja e përcarjes dhe mos durimit”, pasi ka publikuar një video në TikTok, përmes së cilës kërcënoi se do të hedh nomba në xhaminë e madhe në Mitrovicë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 03:00 në rrugën Mitrovicë-Podujevë.
Tutje në raport bëhet e ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një telefon, një video kamerë, dy pasaporta të Kosovës si dhe një palë dylbi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi që ka kryer veprën e lartcekur përmes publikimit të një videoje në rrjete sociale. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon, një video kamerë, dy pasaporta të Kosovës si dhe një palë dylbi”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/TV Arbëria