Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka njoftuar se kanë ndaluar një person i cili dyshohet për krime lufte në Kosovë, shkruan Arbëria TV.
Sipas komunikatës për media të lëshuar nga Prokuroria Speciale, dyshohet se personi i arrestuar sot kishte kryer krime të luftës në një fshat të Maliveshevës gjatë kohës së luftës.
Bëhet fjalë për famëkeqin Srdjan Lazovic, i cili është ndaluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për 48-orë.
Pamjet e këtij të fundit, teksa tmerronte shqiptarët me tytë mbi kokë, në vitin 2020 ishin shpërndarë nga TV Malisheva, përmes një dokumentari që ishte publikuar në atë kohë.
Ky rast kishte ndodhur në vitin 1998, në Panorc të Malishevës dhe jo në vitin 1990 në Bosnje siç pretendonin serbët.
Po ashtu, grupi i njëjtë kriminal ishin pjesëmarrës edhe në masakrën e Kralanit./Arbëria TV/
Më poshtë gjeni videon: