Një zyrtar i Qendrës Rajonale për Punësim në Gjakovë përfundon në pranga të premten për marrje të ryshfetit.
Siç pretendohet i dyshuari kërkoi 150 euro për rregullimin e një dokumentacioni si dhe deri tek vendimi i shtesave të lehonisë për gruan e tij.
“Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë, bazuar në deklaratën e viktimës mashkull kosovar, ka ndërmarrë veprime hetimore ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar- zyrtar i Qendrës Rajonale për Punësim, ka kërkuar nga i dëmtuar ryshfet në shumën prej 150 euro për rregullimin e dokumentacionit deri te vendimi për shtesa të lehonisë për bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.