Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një zyrtar i administratës lokale në Gjakovë, nën dyshimet për marrje ryshfeti

Arrestohet një zyrtar i administratës lokale në Gjakovë, nën dyshimet për marrje ryshfeti

Policia ka arrestuar një zyrtar të administratës lokale në Gjakovë, nën dyshimet për marrje ryshfeti.

Gjatë realizimit të masës janë siguruar prova materiale që lidhen me veprën penale ndërsa paratë që ishin objekt i simulimit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Personi i dyshuar është intervistuar në prani të mbrojtësit të tij, ku ka vendosur të ushtrojë të drejtën për të mbetur në heshtje. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin kompetent.”, thuhet në një njoftim.

Pas intervistimit, prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj të dyshuarit.

“Hetimet janë në fazë fillestare dhe do të vazhdojnë në drejtim të ndriçimit të plotë të rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe veprimeve të paligjshme që cenojnë integritetin institucional.”