Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, sekuestrohen mbi 3 kg marihuanë

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, sekuestrohen mbi 3 kg marihuanë

Një person dje është arrestuar në Gjakovë. Policia ka bërë të ditur se i arrestuari është E.T., (1986) shtetas i Shqipërisë.

Lidhur me rastin, është sekuestruar një automjet dhe 3 kg e 100 gramë marihuanë, derisa është iniciuar rasti “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Perëndimi – Gjakovë, më 18.01.2023, rreth orës 18:20, përmes rrugëve operative ka pranuar informacione për lëvizje të dyshimta të një veture në fshatin Botushē, në brezin kufitar me Shqipërinë. Lidhur me informacionin janë aktivizuar patrullat ku edhe kanë ndaluar automjetin VW Pasat me targa te huaja. Gjatë kontrollit të automjetit nga zyrtarët policorë, në bagazhin e automjetit kanë vërejtur një çantë brenda së cilës kishte dy qese najloni të mbushura me substancë narkotike dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Është arrestuar i dyshuari E.T., (1986) shtetas i Shqipërisë, janë sekuestruar automjeti dhe sasia e substancës në sasi 3 kg e 100 gram dhe është iniciuar rasti ‘ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge'”, ka bërë të ditur Policia.

Policia e Kosovës ka potencuar mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme, përfshirë rastet që lidhen me lëndët narkotike.

/TV Arbëria