Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një serb për krime lufte në Zveçan

Arrestohet një serb për krime lufte në Zveçan

Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Burime të Sinjalit konfirmuan se arrestimi është bërë në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë dhe hetuesit e specializuar për krime lufte.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Zveçanit.

Sipas Prokurorisë, M.D. dyshohet se në cilësinë e komandantit të Njësisë së Policisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), ka marrë pjesë në vrasje, dëbime me forcë, plaçkitje, tortura dhe rrahje sistematike të civilëve shqiptarë.

Tutje bëhet e ditur se ai dyshohet për përfshirje në një operacion ushtarako-policor gjatë muajit prill të vitit 1999 në fshatin Zhazhë, ku sipas hetimeve, janë vrarë shtatë civilë shqiptarë. Trupat e tyre janë gjetur më pas në varrezat e fshatit Suhodoll në komunën e Mitrovicës