Është arrestuar një person nga komuniteti serb pasi gjatë kontrollit të shtëpisë i është gjetur një armë zjarri gjysmë-automatike dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë.
Tutje bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:20, në Leposaviq.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë i është gjetur një armë zjarri gjysmë-automatike dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
/TV Arbëria