Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një serb në Gazimestan

Arrestohet një serb në Gazimestan

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb në fshatin Gazimestan në afërsi të Obiliqit aty ku qytetarë serbë janë mbledhur me rastin e festës së Vidovdanit.

Arsyet e arrestimit ende nuk janë bërë të ditura.

Fillimisht, zyrtarët policorë ndaluan disa qytetarë në hyrje të Gazimestanit.

Më herët, Policia e Kosovës ka ndaluar disa qytetarë në hyrje të Gazimestanit duke larguar flamuj e bluza provokuese nga pjesëmarrësit.