Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Arrestohet një person për “vrasje në tentativë”

Arrestohet një person për “vrasje në tentativë”

Një person është arrestuar në Prizren pasi së bashku me një tjetër të dyshuar kanë sulmuar një person.

Sipas njoftimit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati, kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.

Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.