Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një person për posedim të paautorizuar të armëve

Arrestohet një person për posedim të paautorizuar të armëve

Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, pas pranimit të një informate se i dyshuari F. H., i lindur në vitin 2005, shtetas i Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Kralan-Gjakovë.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një karikator.

“Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria