Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një person për organizim të skemave piramidale, i kërkoi viktimës 20 mijë euro për borxhin 9 mijë euro

Arrestohet një person për organizim të skemave piramidale, i kërkoi viktimës 20 mijë euro për borxhin 9 mijë euro

Një person është arrestuar për shkak të dyshimit se është i përfshirë në veprat penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘Detyrimi’.

Deri te arrestimi ka ardhur pasi një person është ankuar në polici se i dyshuari e kishte kanosur dhe detyruar vazhdimisht t’ia kthente 20 mijë euro, ndonëse gjithnjë sipas ankuesit ai i kishte borxh vetëm 9 mijë euro të dyshuarit, pasi kishte luajtur në lojërat e fatit të menaxhuar nga ai.

“Dyshohet se i dyshuari këto lojëra të fatit i ka menaxhuar përmes adresave elektronike nga Zvicra dhe Kosova. Policia ka sekuestruar një telefon me qëllim të ekzaminimit rreth lojërave të organizuara.”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari A.L., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar) është ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i dyshuari është intervistuar në prezencë të mbrojtësit sipas detyrës zyrtare, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’.”, thuhet në njoftimin e PK-së.