Një person është arrestuar për posedim të armëve në mënyrë të paautorizuar, në Rahovec.
Pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, në fshatin Celinë, komuna e Rahovecit, ku janë gjetur dhe janë sekuestruar dy (2) pistoleta dhe tre (3) copë fishekë, i dyshuari H. D., me vendim të Prokurorit të Shtetit, është arrestuar dhe është liruar me procedurë të rregullt, pas intervistimit.
“Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka zhvilluar hetim preliminar lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari H. D., i lindur në vitin 1963., shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. Me datën 13.02.2023 në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Celinë-Rahovec.
Gjatë kontrollit në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy (2) pistoleta dhe tre (3) copë fishekë.
Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.”, thuhet në njoftimin e Policisë.