Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një person për fajde në Prizren

Arrestohet një person për fajde në Prizren

Dje, në Prizren, një i dyshuar është arrestuar për fajde.

Në raportin policor thuhet se i dyshuari përveç veprës penale “Fajde”, dyshohet se ka kryer edhe veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

“Me datën 09.12 2024, Sektorin Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim me Drejtorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kanë realizuar një operacionit policor për arrestimin e të dyshuarit F.Sh. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar) me dyshimin për përfshirjen e të njëjtit në veprën penale ‘Fajde’ nga neni 331 dhe ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ nga neni 294 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Gjatë operacionit është kontrolluar edhe shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me ç’rast janë sekuestruar dëshmi që kenë lidhje me rastin”, thuhet tutje.

Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.