Blog Post

Arbëria TV > Siguri > Arrestohet një person pasi u kap me drogë e thikë

Arrestohet një person pasi u kap me drogë e thikë

Policia e Kosovës ka raportuar për disa rasteve të posedimit të narkotikëve në qytetet të ndryshme të Kosovës.

Në një rast në Prishtinë, është shoqëruar në polici një person pasi u kap me marihuanë, një thikë dhe një sprej.

“Rr. Xheladin Hana, Prishtinë / 12.12.2023 – 00:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull nga Kosova, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar 0.4 gram substancë narkotike të llojit Kokainë, 2.8 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një thikë dhe një sprej. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria