Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një person pasi therri një tjetër në Drenas

Arrestohet një person pasi therri një tjetër në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar të shtunën nën dyshimin se ka therur me thikë një tjetër person.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në fshatin Karroticë e Poshtme, në Komunën e Drenasit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte therur me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.