Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një person pasi gjuan me armë në ajër gjatë ahengut familjar

Arrestohet një person pasi gjuan me armë në ajër gjatë ahengut familjar

 

Në fshatin Bardh i Madh të Fushë Kosovës është arrestuar një person pasi gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarrit në ajër.

Policia njofton se nga i dyshuari është konfiskuar një revole, ndërsa në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9×19 mm.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.