Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një person pas të shtënave me armë në Pejë, dy të lënduar dërgohen në spital

Arrestohet një person pas të shtënave me armë në Pejë, dy të lënduar dërgohen në spital

Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar nën dyshim për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Tentativë” pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Hasan Murati”, pranë Qendrës së Paraburgimit në Pejë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15.

Policia njofton se dy persona të tjerë pësuan lëndime nga arma e zjarrit dhe u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Policia ka sekuestruar dy armë të gjata AK-47, dy revole, 142 fishekë dhe 16 gëzhoja si prova materiale. Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Njësiti i hetimeve rajonale, në bashkëpunim me prokurorin, po vazhdon hetimet intensive për rrethanat e ngjarjes.