Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një person në Suharekë, në gjendje të dehur rrahu një polic

Arrestohet një person në Suharekë, në gjendje të dehur rrahu një polic

Është arrestuar një person në Suharekë, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar një zyrtar policor.Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti në gjendje të dehur, kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor derisa zyrtari policor ishte duke u marrë me një rast aksident trafiku”.“Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.