Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një person në Skenderaj për bixhoz të paligjshëm

Arrestohet një person në Skenderaj për bixhoz të paligjshëm

Një person i dyshuar është arrestuar për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”, në orët e mbrëmjes së të enjtes, në Skenderaj.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se në lokalin e të dyshuarit zhvillohej  veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.

“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë aparate të lojërave, dy televizorë dhe dëshmi të tjera relevante”, thuhet në njoftim.

Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit  të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërkaq, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

/TV Arbëria