Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një person në Shtërpcë, pasi i kanosi një burrë dhe një grua për pronë

Arrestohet një person në Shtërpcë, pasi i kanosi një burrë dhe një grua për pronë

Një person nga Gotovusha e Shtërpcës është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth pronës ka kanosur dy viktimat, një burrë dhe një grua.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gotovushë, Shtërpcë 29.06.2024 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth pronës ka kanosur dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.