Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një person në Prizren, gjuajti me armë në një aheng

Arrestohet një person në Prizren, gjuajti me armë në një aheng

Një person është arrestuar në Prizren pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Atij i janë sekuestruar një AK-47 me 10 fishekë.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Korishë, Prizren / 26.07.2025 – 22:45. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti kishte shtënë me armë në një aheng familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë AK47 me 10 fishekë si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”