Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ngacmim seksual

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ngacmim seksual

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 tetor, rreth orës 20:30.

“Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari, mashkull kosovar.”, ka njoftuar Policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.