Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një person në Pejë, policia ia konfiskoi një sasi të konsiderueshme narkotikësh

Arrestohet një person në Pejë, policia ia konfiskoi një sasi të konsiderueshme narkotikësh

Një person është arrestuar, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë, policia i gjeti sasi të konsiderueshme narkotikësh.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, në rrugën “Ardian Krasniqi” në Pejë,.

Sipas njoftimit të policisë, në shtëpinë e të dyshuarit u gjeten dhe u konfiskuan 17.2 gramë heroinë, 3.7 gramë marihuanë, 1.2 gramë kokainë, një shishe qelqi e mbushur me narkotikë të lëngshëm të llojit metadon, një grinder, një peshore digjitale, dy telefona, si dhe para të gatshme në vlerë prej 62.20 eurosh.

I dyshuari është dërguar në stacion policor për intervistim.