Një person është arrestuar në Istog nga Policia e Kosovës, shkruan TV Arbëria.
Sipas njoftimit i njëjti pas një mosmarrëveshje e kishte goditur me mjet të fortë viktimën.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Istog, me datë 05.02.2025, rreth orës 20:00, është njoftuar se në Fshatin Studenicё-Istog, ka ndodhur njё rast. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, aty ёshtё kuptuar se deri sa i dyshuari kishte shkuar tek shtёpia e viktimёs dhe pas njё mosmarrëveshje qё kishin, i dyshuari e godet viktimën nё kokё me mjet tё fortё (shufёr hekuri), duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet nënjoftim.
Bëhet e ditur se viktima ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejё, e mё pas në QKUK në Prishtinё, pёr trajtim mjekёsor.
Derisa i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.