Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një person në Obiliq, ushtroi dhunë ndaj gruas me të cilën po bashkëjetonte

Arrestohet një person në Obiliq, ushtroi dhunë ndaj gruas me të cilën po bashkëjetonte

Është arrestuar një person në Obiliq, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike e fizike ndaj gruas me të cilën bashkëjeton.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur rreth oërs 22:30, raporton teve1.info

“Obiliq / 04.09.2024 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën është duke bashkëjetuar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, – thuhet në raport.