Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet se e sulmoi seksualit një grua

Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet se e sulmoi seksualit një grua

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin për veprën penale të sulmit seksual.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 korrik 2026, rreth orës 12:15.

Policia bën të ditur se një grua ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një burrë.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.