Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një person në Mitrovicë, u zu në flagrancë duke luajtur bastore në lokalin e tij

Arrestohet një person në Mitrovicë, u zu në flagrancë duke luajtur bastore në lokalin e tij

Policia ka arrestuar një person në Mitrovicë për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Ai u zu në flagrancë nga policia në lokalin e tij, duke organizuar lojëra fati-bastore dhe madje duke luajtur personalisht, së bashku me persona të tjerë.

“Si dëshmi materiale janë sekuestruar: 3-TV, 2-printer për shtypjen e tiketave, 2-shtëpiza kompjuterike, tiketa të paguara të lojërave të ndryshme, dhe rreth 98 €. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë.