Një persona është arrestuar në Lipjan nga Policia e Kosovës, shkruan TV Arbëria.
Sipas njoftimit, i njëjti kishte kërcënruar përmes rrjeteve sociale viktimën mashkull.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“I dyshuari mashkull kosovar përmes rrjetit social facebook ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.