Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se vodhi pije alkoolike

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se vodhi pije alkoolike

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe arrestuar një person në Lipjan, nën dyshimin se i njëjti ka vjedhur pije alkoolike.

Rasti ka ndodhur të hënën, në ora 17:25.

“Më 24.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në marketin kishte vjedhur pije të ndryshme alkooli”, tha ai.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.