Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Arrestohet një person në Leposaviq për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohet një person në Leposaviq për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Një person në Vuçë të Leposaviqit është arrestuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit, gjatë një kontrolli në shtëpinë e të arrestuarit, pas kanosjes që kishte bërë ndaj një personi, janë gjetur dhe një pushkë, fishekë dhe dy thika.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë, 126 fishek të një kalibri dhe 229 fishekë të një kalibri tjetër dhe dy thika. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet tutje.