Një mosmarrëveshjes mes fqinjëve shndërrohet në ‘zonë lufte’, kur njëri prej tyre nxjerr revolen nga brezi dhe pa u menduar dy herë shkrep nëntë plumba mbi fqinjin.
Kamerat e sigurisë shfaqin dy çifte në Escazu të Kosta Rikës, ku grindën dhe në një moment situata tensionohet më shumë.
Videoja nga incidenti është realizuar të hënën, ku shihen çiftet duke u grindur në oborrin e përbashkët në komplepksin Rio Palma.
Njëri prej fqinjëve Otoniel Orozco Mendoza, humbi kontrollin dhe iu vërsul fizikisht fqinjit – duke e goditur me grushta Eduardo Ramirez Zamora.
Ky i fundit menjëherë nxjerr revolen nga brezi dhe shti mbi Mendozan – duke shkrepur të paktën nëntë plumba mbi të, i cili si pasojë e plagëve të marra mbeti i vdekur në vend.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia arrestoi Zamoran i cili së shpejti pritet të shfaqet në bankën e të akuzuarve.