Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Arrestohet një person në Kaçanik për posedim e kultivim të narkotikëve, konfiskohen mbi 2 kilogramë kanabis

Arrestohet një person në Kaçanik për posedim e kultivim të narkotikëve, konfiskohen mbi 2 kilogramë kanabis

Një person është arrestuar në fshatrat Doganaj dhe Vatë të Kaçanikut, nën dyshimin për shitje dhe kultivim të narkotikëve.

Sipas raportit të Policisë, rasti ndodhi dje në mbrëmje. Gjatë kontrollit të automjetit, shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar 16.7 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe 41 bimë të kanabis sativa, me peshë të përgjithshme prej 2 kilogramësh e 112.3 gramësh.

Si prova materiale janë konfiskuar edhe një palë gërshërë dhe një telefon.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim policor.

Arrestohet një person në Kaçanik për posedim e kultivim të narkotikëve, konfiskohen mbi 2 kilogramë kanabis
Read more