Policia ka arrestuar dje një person në Gjilan, të dyshuar për sulm seksual.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.