Një person është arrestuar në autostradën “Ibrahim Rugova”, pasi dyshohet se ka kërcënuar dy zyrtarë policorë në rroba civile, të cilët e kishin ndaluar për kundërvajtje në trafik.
Sipas njoftimit, i dyshuari e ka reaguar në mënyrë arrogante dhe i ka kanosur zyrtarët policorë.
-Autostrada Ibrahim Rugova 20.10.2026 – 10:10. Raportohet se dy zyrtarë policorë në rroba civile kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, për shkak të kundërvajtjes në trafik dhe të njëjtit i janë prezantuar si zyrtarë policorë, por i dyshuari ka pasur sjellje arrogantë dhe ka i kanosur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.