Sot pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, si dhe pas caktimit të massës së paraburgimit nga gjykata, personi i dyshuar; V.D, mashkull, 30 vjeç, është dërguar në vuajtje të denimit.
Policia ka njoftuar se, ai është arrestuar nga zyrtarë të stacionit policor të Fushë Kosovës, të cilët kanë qenë duke u marrë me një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë piblike në një lokal.
Pas verifikimit të personit të dyshuar, në të dhënat zyrtare i njëjti ka rezultuar se kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, për veprën vjedhje e rëndë.