Drejtoria e Policisë së Kryeqytetin ka arrestuar një person gjatë një operacioni të cilin e cilësuan si të befasishëm.
I arrestuari është K.D, mashkull, 35 vjeç, shtetas i Kosovës, i kërkuar me urdhëresë gjykate për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
“I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë, në koordinim me prokurorin është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, thuhet në njoftimin e PK-së.