Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se është arrestuar personi i dyshuar me iniciale J.M.
I njëjti dyshohet se në periudha të ndryshme nga viti 2021 e gjer në muajin korrik 2023, në mënyrë mashtruese ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, dhe dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro.
Lidhur me këtë personi i arrestuar ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, dhe në afatin e paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit.
/TV Arbëria